Rritet numri i viktimave të sulmit terrorist në Helmand, Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71666-rritet_numri_i_viktimave_të_sulmit_terrorist_në_helmand_afganistan
Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer në hyrje të një stadiumi në Lashkar Gah, në kryeqytetin e provincës Helmand, duke vrarë të paktën 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 07:35 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave të sulmit terrorist në Helmand, Afganistan

Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer në hyrje të një stadiumi në Lashkar Gah, në kryeqytetin e provincës Helmand, duke vrarë të paktën 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Omar Zawak, zëdhënës i guvernatorit provincial, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili ka shpërthyer eksplozivët që kishte në makinë. Sulmi ka ndodhur teksa njerëzit po hynin në stadium, pak kohë pasi një ndeshje e mundjes kishte përfunduar.  Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.