Turqia deklaron pushtimin e plotë të Afrinit
(last modified Sat, 24 Mar 2018 12:23:19 GMT )
Mars 24, 2018 13:23 Europe/Tirane
  • Turqia deklaron pushtimin e plotë të Afrinit

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Turqisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka njoftuar se ka pushtuar plotësisht rajonin Afrin në veri të Sirisë dhe aktualisht ky rajon plotësisht është nën kontroll të ushtrisë së Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Turqisë më 20 janar të këtij viti ka filluar agresionin ushtarak të hapur kundër territorit të Sirisë dhe me mbështetjen e forcave të ashtuquajtura "Ushtria e Lirë e Sirisë", ka nisur operacionin të quajtur "Dega e Ullirit" në rajonin Afrin në veri të Sirisë i cili po vazhdon akoma. Forcat e ushtrisë së Turqisë javën e kaluar me mbështetjen e forcave të "Ushtrisë së Lirë të Sirisë" në ditën e 58-të të operacioneve "Dega e Ullirit", ka pushtuar qytetin Afrin, mirëpo rajonet rurale dhe fshatrat rreth këtij qytet akoma nuk ishin të pushtuara nga Turqia. Gjatë javës së kaluar janë zhvilluar beteja të ashpra në fshatrat rreth Afrinit dhe sot disa orë më parë shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Turqisë pretendoi se forcat turke kanë pushtuar rajonin 2000 km operativ të Afrinit. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Turqisë gjithashtu në këtë deklaratë ka thënë se operacionet për zbulimin dhe neutralizimin e minave dhe kurtheve shpërthyese po vazhdojnë akoma për të përgatitur kushtet për kthimin e qytetarëve sirianë në Afrin. Ndërkohë qeveria e Sirisë e ka quajtur veprim pushtues këtë veprim të qeverisë së Turqisë dhe ka kërkuar largimin e forcave të ushtrisë së Turqisë nga i gjithë territori i Sirisë.

Tags