Mokteda Sadr kërkon vëzhgim ndërkombëtar të pavarur mbi zgjedhjet në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71712-mokteda_sadr_kërkon_vëzhgim_ndërkombëtar_të_pavarur_mbi_zgjedhjet_në_irak
Lideri i lëvizjes Sadr të Irakut ka kërkuar vëzhgimin ndërkombëtar të pavarur mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Mokteda Sadr kërkon vëzhgim ndërkombëtar të pavarur mbi zgjedhjet në Irak

Lideri i lëvizjes Sadr të Irakut ka kërkuar vëzhgimin ndërkombëtar të pavarur mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare në Irak.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes politike fetare "Sadr" të Irakut, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Së shpejti në Irak do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe për çdo ditë shtohen shqetësimet tona në lidhje me mundësinë e shkeljes së rregullave dhe ligjeve gjatë procesit të zhvillimit të zgjedhjeve, prandaj në këtë kuadër ne kërkojmë mbikëqyrje dhe vëzhgim ndërkombëtar të pavarur mbi procesin e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të Irakut për ta bërë ata sa më transparent. Ne kërkojmë nga grupet politike që të bashkëpunojnë sa më shumë për të patur një proces të suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe për të qenë sa më transparent procesi i votimit. Procesi i vëzhgimit mbi zgjedhje gjithashtu duhet të jetë pa kurrfarë ndërhyrje të huaj në çështjet e brendshme të Irakut".