Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite vazhdon pretendimet kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71894-ministri_i_jashtëm_i_arabisë_saudite_vazhdon_pretendimet_kundër_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në reagim ndaj sulmit raketor të forcave jemenase kundër Arabisë Saudite, pretendoi se Irani me pajisjen e lëvizjes Ansarullah të Jemenit me këto rakete, ka shkel ligjet ndërkombëtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 28, 2018 13:24 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite vazhdon pretendimet kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në reagim ndaj sulmit raketor të forcave jemenase kundër Arabisë Saudite, pretendoi se Irani me pajisjen e lëvizjes Ansarullah të Jemenit me këto rakete, ka shkel ligjet ndërkombëtare.

Adel Xhubejr, ministri i jashtëm saudit, pretendoi: "Arabia Saudite e konsideron të rezervuar të drejtën e vet për t'iu kundërpërgjigjur Iranit në lidhje me këtë veprim. Vlen të theksohet se ditën e diele forcat jemenase kanë lëshuar shtatë raketa në drejtim të Riadit, ndërsa koalicioni ara kundër Jemenit përsëri ka akuzuar Iranin, akuzë kjo të cilën Teherani vazhdimisht e ka hedhur poshtë. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit të martën në reagim ndaj vazhdimit të pretendimeve të Riadit kundër Iranit në lidhje me Jemenin, ka theksuar: "Sauditët me akuza të kota dhe të pabaza kundër të tjerëve, po mundohen të mbulojnë paaftësinë dhe disfatën e tyre në vazhdueshme në Jemen".