Ushtria siriane i jep një ditë afat terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72028-ushtria_siriane_i_jep_një_ditë_afat_terroristëve
Ushtria siriane i ka dhënë një ditë afat terroristëve të mbështetur nga Arabia Saudite të njohur si grupi "Xhejshul Islam", për t'u larguar nga rajoni Duma që gjendet në Guten Lindore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 30, 2018 14:56 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane i jep një ditë afat terroristëve

Ushtria siriane i ka dhënë një ditë afat terroristëve të mbështetur nga Arabia Saudite të njohur si grupi "Xhejshul Islam", për t'u larguar nga rajoni Duma që gjendet në Guten Lindore.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, ushtria siriane para disa orësh ka larguar grupin e gjashtë të personave të armatosur dhe familjet e tyre nga Gute Lindore, duke i transferuar në Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Më parë, personat e armatosur të lidhur me dy grupe terroriste "Filk Al Rahman" dhe "Fronti Al Nusra" në dy rajone "Xhuber" dhe "Zamleke" janë përleshur mes vete për shkak të prioritetit për largim nga qyteti. Ndërkohë, Al Bujzani, kreu i grupit terrorist, i njohur si "Xhejshul Islam", nuk pranoi të largohet nga qyteti i Duma në  Guten Lindore të Damaskut. Ndërkohë, ushtria siriane është duke u përgatitur për një operacion masiv në rajonin Duma, baza e fundit e grupeve të armatosura në Guten Lindore, kështu që nëse grupi terrorist "Xhejshul Islam" nuk pranon të tërhiqet nga ky rajon, atëherë pozicionet e këtij grupi do të jenë në shënjestër të ushtrisë siriane.