Vritet "Xhelati i ISIS" në Irak
Prill 01, 2018 11:00 Europe/Tirane
Një prej krerëve të grupit terrorist-takfirist ISIS i njohur me nofkën "Xhelati i ISIS", është vrarë gjatë një operacioni në shkretëtirën e Anbarit në perëndim të Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet irakiane të sigurisë të dielën kanë deklaruar se Abu Taha Tunisi i njohur me nofkën "Xhelati i ISIS" së bashku me 9 terroristë që shoqëronin atë, janë vrarë gjatë operacionit të forcave speciale të Irakut në shkretëtirën Anbar. Burimet irakiane kanë thënë se gjatë këtij operacioni, gjithashtu janë zbuluar edhe disa tunele sekrete të terroristëve të ISIS në të cilat janë gjetur armë, lëndë eksplozivi, drogë dhe pije alkoolike.
Tags