Zëdhënësi i koalicionit amerikan: Misioni ynë në Siri nuk ka ndryshuar
Zëdhënësi zyrtar i koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS, ka deklaruar se misioni i këtij koalicioni në Siri nuk ka ndryshuar.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ryan Dillon, zëdhënësi zyrtar i koalicionit amerikan të ashtuquajtur kundër ISIS, në reagim ndaj deklaratave të Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cili kishte thënë se SHBA së shpejti do të largohet nga Siria, ka deklaruar: "Misioni ynë në Siri në lidhje me luftën kundër ISIS nuk ka ndryshuar. Ne e vendosim sigurinë në rajonin kryesor në të cilin po luftojmë me ISIS dhe i cili përfshinë brigjet lindore të lumit Eufrat deri te kufijtë e Sirisë dhe Irakut. Aktualisht kemi një front të përbashkët me "Forcat e Sirisë Demokratike" për të luftuar kundër ISIS sidomos në rajonin Haxhin në afërsi të lumit Eufrat dhe në rajonin Dashisha në afërsi të kufijve të Sirisë me Irakun".