Egjipti dhe Jordania dënojnë dhunën e Izraelit
(last modified Sun, 01 Apr 2018 19:18:11 GMT )
Prill 01, 2018 21:18 Europe/Tirane
  • Egjipti dhe Jordania dënojnë dhunën e Izraelit

Ministrat e jashtëm jordanezë dhe egjiptianë kanë denoncuar agresionin e fundit të Izraelit kundër palestinezëve gjatë demonstratës paqësore të Ditës së Tokës në Gaza, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të mbrojë të drejtat e palestinezëve.

"Ne e dënojmë agresionin izraelit kundër palestinezëve të pafajshëm që dolën të ushtronin të drejtën e tyre dhe në mënyrë paqësore shprehnin refuzimin e okupimit", tha ministri i Jashtëm jordanez Ajman Safadi në një konferencë të përbashkët të shtypit të dielën në Kajro me homologun e tij egjiptian Sameh Shukri. Safadi shtoi se "dhuna e pajustifikuar" e Izraelit kundër popullit palestinez ishte një "shenjë e rrezikshme në një kohe shumë të vështirë" dhe bëri thirrje për bashkëpunim kolektiv për të zgjidhur krizën përmes kanaleve politike. Ministri i Jashtëm egjiptian, nga ana e tij, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë përgjegjësi ndaj dhunës së fundit kundër palestinezëve dhe ta diskutojë atë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. "Si mund të diskutojmë për të drejtat e njeriut kur të drejtat e palestinezëve shkelen në mënyra të tilla? Bashkësia ndërkombëtare duhet të ngrihet për të mbrojtur të drejtat palestineze dhe për të punuar drejt paqes", shtoi Shukri.

 

Tags