Anulohet vizita e bin Salman në Irak?
Riadi ka hedhur poshtë njoftimet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman po planifikon të bëjë një vizitë në Irakun fqinj.
Ministria e Jashtme Saudite tha në një deklaratë të shtunën se nuk janë të vërteta raportet për një vizitë të ardhshme të princit trashëgimtar saudit në Irak. Më tej Ministria vuri në dukje se "të dy vendet vëllazërore" kishin dëshmuar "zhvillime pozitive ... kohët e fundit në të gjitha fushat". Më parë këtë javë, zyra e kryeministrit të Irakut njoftoi se bin Salman po planifikonte të udhëtonte në Irak në një të ardhme të afërt, por një datë ende nuk ishte caktuar për vizitën e tij. Ky njoftim u bë shkak që qindra mijëra irakianë të zhvillojnë një protestë masive në kryeqytetin Bagdad. Demonstruesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vizitës së princit saudit, duke mbajtur parulla ku bin Salman cilësohej si një kriminel lufte dhe duke e akuzuar Arabinë Saudite për mbështetjen e terroristëve të ISIS dhe të al-Kaidës në Irak.