Vendet e rajonit janë bashkë, Amerika të largohet!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72174-vendet_e_rajonit_janë_bashkë_amerika_të_largohet!
Tërheqja e SHBA nga Siria në ditët në vijim është rezultat i unitetit midis Iranit, Rusisë, Turqisë, Irakut dhe Sirisë, tha kryetari i Partisë Patriotike të Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2018 16:54 Europe/Tirane
  • Vendet e rajonit janë bashkë, Amerika të largohet!

Tërheqja e SHBA nga Siria në ditët në vijim është rezultat i unitetit midis Iranit, Rusisë, Turqisë, Irakut dhe Sirisë, tha kryetari i Partisë Patriotike të Turqisë.

SHBA dhe Izraeli në bashkëpunim me disa grupe terroriste dhe disa qeveri rajonale u përpoqën të rrisin ndikimin dhe të zbatojnë projektet e tyre në Lindjen e Mesme, deklaroi Doğu Perinçek, për gazetën turke Aydınlık. Por për fat të mirë ata u mposhtën, sepse vendet e rajonit janë bashkë, shtoi ai. Vendimi i qeverisë amerikane për t'u tërhequr nga Siria është rezultat i bashkëpunimit midis vendeve të Azisë Jugperëndimore, të cilat, duke formuar një bosht të fuqishëm, shkatërruan të gjitha komplotet e dizajnuara nga SHBA, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Egjipti, theksoi Perinçek. Javën e kaluar, presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tërheqjen e menjëhershme të forcave amerikane nga Siria. "Ne po mbarojmë punë me ISIS-in. Ne do të dalim nga Siria, shumë shpejt ", tha Trump gjatë një eventi në Ohajo. "Le të kujdesen të tjerët për Sirinë tani," tha Trump.