Ditë e madhe për Bashar Asad / Dorëzohet përfundimisht Xhejshul Islam
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72198-ditë_e_madhe_për_bashar_asad_dorëzohet_përfundimisht_xhejshul_islam
Ushtria siriane përfundimisht ka marrë kontrollin e plotë të Gutes Lindore. Grupet e fundit të kryengritësve janë larguar nga Duma.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2018 08:50 Europe/Tirane
  • Ditë e madhe për Bashar Asad / Dorëzohet përfundimisht Xhejshul Islam

Ushtria siriane përfundimisht ka marrë kontrollin e plotë të Gutes Lindore. Grupet e fundit të kryengritësve janë larguar nga Duma.

Ruajtja e Dumës ju është besuar forcave ruse dhe tani rusët janë stacionuar në këtë qytet. Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar se ushtria siriane ka shënuar një fitore absolute në Guten Lindore. Ky raport publikohet njëkohësisht me lajmin për marrëveshjen midis Xhejshul Islam dhe qeverisë siriane për t'u evakuuar nga Duma, qyteti i fundit që mbahej nën kontrollin e opozitarëve në periferi të Damaskut. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Human Rights Watch ka konfirmuar marrëveshjen midis kryengritësve dhe Damaskut me ndërmjetësimin e Rusisë. Po ashtu edhe agjencia e lajmeve Interfax ka konfirmuar këtë marrëveshje. Sipas marrëveshjes, pjesëtarët e Xhejshul Islam bashkë me familjet e tyre, duke lënë të gjitha municionet dhe armatimet, do të lejohen të largohen nga zonat që kanë kontrolluar deri më tani, në drejtim të provincës Alepo që kontrollohet nga kryengritësit. Kjo marrëveshje u arrit pas disa orë negociatash për largimin e të plagosurve dhe të sëmurëve nga Duma. Është caktuar që policia ushtarake ruse të mbikëqyrë tërheqjen e kryengritësve nga Duma. Këshilli për të drejtat e njeriut i Sirisë me seli në Londër, dje në mëngjes kishte njoftuar se kontrolli i qytetit Duma u është besuar forcave ruse. Ushtria siriane po ashtu njoftoi sot për largimin e grupit Xhejshul Islam nga qyteti Duma që ndodhet në rajonin Gute Lindore në afërsi të kryeqytetit Damask. Grupi Xhejshul Islam është larguar nga ky qytet sipas marrëveshjes me palën ruse. Agjencia e lajmeve Fars bëri të ditur se burimet siriane kanë thënë se në bazë të një marrëveshje të arritur mes kryengritësve të armatosur siriane dhe Rusisë, terroristët e grupit " Xhejshul-Islam " nëpërmjet korridorit Rrafidin, do të largohen nga qyteti Duma në drejtim të provincës Idlib. Ndërkohë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se së shpejti do të fillojë normalizimi i gjendjes në Guta Lindore ashtu siç po e vërejmë aktualisht situatën në Alepo. Marrëveshja është arritur mes Rusisë dhe grupit "Xhejshul-Islam" për largimin e terroristëve nga Duma. Sipas kësaj marrëveshje, terroristët e grupit "Xhejshul-Islam" nga Duma do të transferohen në rajonin Xharablus.