Rusia mirëpret vazhdimin e stabilitetit në Siri
Prill 03, 2018 09:30 Europe/Tirane
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka mirëpritur vazhdimin e stabilitetit në Siri.
Agjencia e lajmeve SNA njoftoi se Mikhail Bugdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën në takim me Riad Hadad, ambasadorin e Sirisë në Moskë, ka thënë se Kremlini do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Bugdanov dhe Riad Hadad në këtë takim kanë biseduar në lidhje me zhvillimet e fundit të politike dhe ushtarake në Siri, sidomos rreth çështjeve përkatëse me zgjidhjen e krizës në këtë vend në përputhje me rezolutën 2254 të KS të OKB dhe në bazë të rezultateve të konferencës për dialog kombëtar mes palëve siriane.
Tags