Protesta kundër shtijes së armëve Arabisë Saudite
Shumë shoqëri civile, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe organizata jo qeveritare në Francë janë ngritur në protesta kundër vendimit të qeverisë franceze për t’i shitur armë Arabisë Saudite e cila akuzohet për krime lufte në Jemen.
Në kuadër të vizitës së Bin Selman në Francë dhe takimit të tij me Emmanuel Macron, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër shtijes së armëve franceze për Arabinë Saudite. Ata i kanë kërkuar presidentit Macron që të diskutojë me princin e kurorës saudite për gjendjen në Jemen dhe dërgimin e ndihmave humanitare për këtë vend. Benedivte Jeannerod drejtor i organizatës së HRW në Francë ka thënë: Arabia Saudite kryeson koalicionin që ka marrë jetën e mijëra civilëve në Jemen dhe që kryen sulme të pandërprerë ndaj këtij vendi. Aurelie Perrier koordinator i Amnesty Internacional ka thënë: Me gjithë paralajmërimet e shumta Franca vazhdon shitjen e armëve për Arabinë Saudite.