Marrëveshja e SHBA për shitjen e sistemeve artilerike Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72466-marrëveshja_e_shba_për_shitjen_e_sistemeve_artilerike_arabisë_saudite
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje për shitjen e sistemeve artilerike Arabisë Saudite në vlerë 1.3 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2018 08:54 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e SHBA për shitjen e sistemeve artilerike Arabisë Saudite

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje për shitjen e sistemeve artilerike Arabisë Saudite në vlerë 1.3 miliardë dollarë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se qeveria amerikan ka miratuar një marrëveshje për shitjen e sistemeve sistemeve artilerike Arabisë Saudite me vlerë 1.3 miliardë dollarë. Vlen të theksohet se kjo është kontrata e dytë e shitjes së armëve midis Uashingtonit dhe Rijadit në muajt e fundit. Më 23 mars, qeveria amerikane gjithashtu nënshkroi një marrëveshje ushtarake me vlerë 6 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, duke përfshirë blerjen e 6,700 raketave anti-tank dhe mirëmbajtjen dhe mbështetjen e pjesëve rezervë të tankeve dhe helikopterëve amerikanë që i posedon Arabia Saudite. Duhet theksuar se të dyja këto kontrata armësh janë përfunduar që nga vizita e princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohamed bin Salman në Shtetet e Bashkuara.