Pasojat e hapjes së bazës ushtarake britanike në Bahrejn
Mbretëria e Bashkuar hapi bazën e saj të parë të përhershme ushtarake në rajonin e Gjirit Persik në portin Salman të Bahrejnit.
Baza e parë e përhershme ushtarake britanike në Bahrejn, e quajtur Qendra e Mbështetjes Detare, u hap të enjten në portin Salman, me praninë e Salman bin Hamad Al Khalifa, Princi i Kurorës i Bahrejnit. Manama dhe Londra kanë synimet e tyre për zgjerimin e lidhjeve ushtarake që kanë çuar në stabilizimin e pozicioneve ushtarake britanike në kufirin jugor të Gjirit Persik. Ndërsa, regjimi AlKhalifa përballet me një valë protestash anti-qeveritare, Manama dëshiron të përdorë forcat britanike për të frenuar revolucionin popullor në Bahrejn. Bahrejni, i cili aktualisht ka mirëpritur Flotën e Pestë të Marinës së SHBA, ka qenë skenë e revolucionit popullor kundër regjimit Al Khalifa që nga 14 shkurti 2011. Populli bahrejnas po kërkon lirinë, drejtësinë dhe eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhje të lira e demokratike në vendin e tij, por ata përballen me shtypjen brutale dhe mizoritë e regjimit Al Khalifa. Ndërkohë, shtypja e regjimit Al Khalifa është heshtur nga qeveritë perëndimore, duke përfshirë qeverinë britanike. Zhvillimet kundër popullit bahrejnas dhe arrestimet dhe ndjekja penale e aktivistëve të Bahrejnit po bëhen gjithnjë e më të përhapura dhe shqetësuese. Regjimi i Al Khalifa e ka bërë Bahrejnin një burg të madh me shkeljet e tij të gjera të të drejtave të njeriut dhe shtypjen e të drejtës së popullit. Pas kryengritjes së popullit bahrejnas më 14 shkurt 2011, regjimi Al Khalifa i bëri thirrje forcave ushtarake saudite dhe disa liderëve arabë që të ndihmojnë në shtypjen e protestave në formën e forcave mbrojtëse. Regjimi Al Khalifa, me tubimin e trupave nga vende të ndryshme, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Jordaninë, ka krijuar praktikisht një ushtri shumëkombëshe për të goditur qytetarët e pambrojtur të Bahrejnit. Konfrontimi i regjimit Al Khalifa me popullin revolucionar të Bahrejnit ka ndikuar edhe në rritjen e shantazhit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se ata të cilët po mbrojnë të drejtat e njeriut në Bahrejn, janë duke u persekutuar. Situata e të drejtave të njeriut në vend është përkeqësuar në muajt e fundit për shkak të presionit të dobët ndërkombëtar mbi regjimin Al-Khalifa të Bahrejnit, thonë aktivistët e të drejtave të njeriut në një raport të tyre. Brian Dudley i Grupit Amerikan të të Drejtave të Njeriut ka thënë: "Bahrejni është tani në një rrugë shumë të rrezikshme". Me të tilla veprime regjimi Al Khalifa në Bahrejn synon monopolizimin e politikës me anë të eliminimit të krerëve të opozitës dhe lëvizjeve politike. Me eliminimin e këtyre personaliteteve politike, regjimi Al Khalifa kërkon të krijojë një shtet të vetëm dhe të monopolizuar pa ndërhyrjen e askujt.