Sauditët ndërtojnë kanal për ta kthyer Katarin në një ishull
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72582-sauditët_ndërtojnë_kanal_për_ta_kthyer_katarin_në_një_ishull
Pas tensioneve diplomatike me Dohën, Arabia Saudite thuhet se po punon për një projekt për ndërtimin e një kanali detar përgjatë kufirit me Katarin, duke e kthyer gadishullin në një ishull.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Sauditët ndërtojnë kanal për ta kthyer Katarin në një ishull

Pas tensioneve diplomatike me Dohën, Arabia Saudite thuhet se po punon për një projekt për ndërtimin e një kanali detar përgjatë kufirit me Katarin, duke e kthyer gadishullin në një ishull.

E përditshmja saudite Sabk njoftoi se plani saudit duhet të marrë miratimin zyrtar. Një konsorcium prej nëntë kompanive lokale është përfshirë në ndërtimin e rrugës ujore që shtrihet nga rajoni Salua i Arabisë Saudite në hyrjen e Khaur Al-Udaid të Katarit, shton raporti. Kanali, ku mund të lundrojnë të gjitha llojet e anijeve, është 60 kilometra i gjatë, 200 metra i gjerë dhe 15-20 metra i thellë, shtoi gazeta saudite. Kostoja paraprake e kanalit detar parashikohet të jetë rreth 2.8 miliardë rialë sauditë (750 milion $), ndërsa ndërtimi i tij gjithashtu pritet të zgjasë 12 muaj. Sipas raportit, një rrip toke prej një kilometër në territorin saudit në veri të kanalit do të bëhet një zonë ushtarake.