Turqia do të dëbojë rreth 600 migrantë afganë
Prill 08, 2018 09:11 Europe/Tirane
Autoritetet turke kanë njoftuar se do të dëbojnë rreth 600 migrantë afganë për në Kabul gjatë kësaj jave.
Ata thuhet se janë larguar nga Afganistani për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme terroriste dhe gjedhjes së rëndë ekonomike". “Pas përfundimit të procedurave ligore për migrantët ilegalë, dëbimi i tyre do të kryehet në ditët në vazhdim”, ka njoftuar Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për media. Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Turqinë për dëbimin e migrantëve në vendet ku ka konflikt, përfshirë Afganistanin. Ata thonë se me këtë rast, jetët e migrantëve vihen në rrezik.
Tags