Forcat sioniste sulmojnë Bregun Perëndimor të Lumit Jordan
Prill 08, 2018 15:09 Europe/Tirane
Forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën (sot) në mëngjes kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se forcat e regjimit sionist duke sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar të paktën 28 palestinezë. Nga ana tjetër, ushtria e regjimit sionist ka kërcënuar: "Në rast se vazhdon protesta e madhe "E Drejta e Kthimit" dhe protestat e tjera në afërsi të pengesave të sigurisë në lindje të Rripit të Gazës, do të bombardojë qendrat dhe objektivat e Hamas në Rripin e Gazës".
Tags