Zbulohen tunele që i përkasin ISIS në veri të Bagdadit
Prill 08, 2018 11:34 Europe/Tirane
Forcat irakiane sot (e diel) njoftuan për zbulimin e tuneleve që janë në pronësi të ISIS në veri të Bagdadit.
Jahja Rasul, zëdhënës i komandës së operacioneve të sigurisë së përbashkët irakiane, në një deklaratë, ka bërë të ditur se forcat e përbashkëta në këtë vend gjatë hulumtimeve në rajonin Al Zavije, që ndodhet në lumin Tigër, janë zbuluar disa tunele që i përkasin ISIS-it. Ai më tej ka shtuar: Forcat e përbashkëta kanë arritur të zbulojnë tunele dhe pajisje të tjera të mbetura të ISIS. Jahja Rasul ka shtuar: Forcat e tjera të kësaj komande kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar në brigjet lindore të qytetit Al Sharkat, që ndodhet në veri të provincës Salahudin.
Tags