Martirizohet edhe një tjetër palestinez
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi martirizimin e një palestinezi tjetër në lindje të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka thënë se Marvan Auda Kadih i cili ishte plagosur gjatë përleshjeve në lindje të Khan Junes në Rripin e Gazës, u martirizua për shkak të plagëve të rënda. Të dielën Muhamed Sabahi Anbar nga Tul Kerem në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jorand i cili disa ditë më parë ishte plagosur në postbllokun Xhabare nga ushtria sioniste, gjithashtu është martirizuar nga plagët e rënda. Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të hënën) në mëngjes gjatë sulmeve të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar 12 palestinezë në mesin e tyre edhe disa pjesëtarë të Rezistencës Islamike Palestinez (Hamas).