Vazhdimi i sulmeve saudite ndaj rajoneve në lindje të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72770-vazhdimi_i_sulmeve_saudite_ndaj_rajoneve_në_lindje_të_arabisë_saudite
Të paktën tre persona u arrestuan në operacionet ushtarake të regjimit Al Saud në rajonin Al Kuikeb në qytetin Kaif që gjendet në provincën Al Sharkija.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2018 08:44 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i sulmeve saudite ndaj rajoneve në lindje të Arabisë Saudite

Të paktën tre persona u arrestuan në operacionet ushtarake të regjimit Al Saud në rajonin Al Kuikeb në qytetin Kaif që gjendet në provincën Al Sharkija.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ushtarët e regjimit saudit në vazhdimin e qasjeve dhe politikave të tyre kundër shiitëve në lindje të Arabisë Saudite, kanë sulmuar husejnien në rajonin Kuikeb dhe kanë arrestuar të paktën tre persona. Qyteti Katif është gjithmonë i shtypur dhe i diskriminuar për shkak se banorët e tij janë shiitë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për shkak të disponueshmërisë së burimeve të naftës dhe ofrimit të 90 përqind të të ardhurave të regjimit saudit. Rajoni lindor i Arabisë Saudite, Katif, prej kohësh është bërë arenë e konflikteve të armatosura, veçanërisht në muajt e fundit, si rezultat i sulmeve ushtarake të regjimit Al Saud dhe për shkak me dhjetëra banorë janë vrarë dhe qindra qytetarë dhe aktivistë civilë dhe politikë janë arrestuar.