Vazhdon agresioni i sionistëve në BPLJ
Veprimet agresive të sionistëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan po vazhdojnë edhe më tej.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, ushtarët e regjimit sionist të hënën në mbrëmje duke sulmuar qytetin Khalil në BPLJ, kanë shkatërruar shkollën Al Samud. Sionistët pretenduan se kjo shkollë është ndërtuar pa leje. Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist dje (e hënë) në mëngjes gjatë sulmeve të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar 12 palestinezë në mesin e tyre edhe disa pjesëtarë të Rezistencës Islamike Palestinez (Hamas). Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare mbi përdorimin e zjarrit pas 10 ditësh protesta dhe përleshje, ku forcat e regjimit sionist kanë vrarë 30 palestinezë.