Përballje e Rusisë me dronët e Amerikës në qiellin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72796-përballje_e_rusisë_me_dronët_e_amerikës_në_qiellin_e_sirisë
Katër funksionarë amerikanë pretenduan se ushtria e Rusisë në Siri është duke goditur dhe lëshuar parazitë mbi dronët operativë të Amerikës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 10, 2018 10:12 Europe/Tirane
  • Përballje e Rusisë me dronët e Amerikës në qiellin e Sirisë

Katër funksionarë amerikanë pretenduan se ushtria e Rusisë në Siri është duke goditur dhe lëshuar parazitë mbi dronët operativë të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në vazhdimin e tensioneve mes Uashingtonit dhe Moskës në lidhje me Sirinë, disa funksionarë amerikanë pretenduan se ushtria e Rusisë ka marrë masa kundër dronëve amerikanë në Siri dhe ka dëmtuar operacionet e tyre. Funksionarët amerikanë kanë thënë se ky veprim i ushtrisë së Rusisë ka ushtruar ndikim të madh mbi operacionet e dronëve amerikanë në Siri. Autoritetet amerikane gjithashtu kanë thënë se ushtria e Rusisë disa javë më parë ka filluar të lëshojë parazitë mbi disa dronë të vegjël amerikanë. Sipas amerikanëve, ky lloj veprimi i ushtrisë ruse mbyll kanalet e pranimit të sinjalit të dronëve dhe bllokon operacionin e tyre. Edhe zëdhënësi i Pentagonit ka reaguar ndaj kësaj çështje dhe ka thënë se Amerika do të marrë masa më shumë për mbrojtjen e dronëve.