Plagosen 8 palestinezë të tjerë nga forcat sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72898-plagosen_8_palestinezë_të_tjerë_nga_forcat_sioniste
Të paktën 8 palestinezë janë plagosur gjatë një sulmi të forcave sioniste ndaj protestuesve në rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 12, 2018 10:42 Europe/Tirane
  • Plagosen 8 palestinezë të tjerë nga forcat sioniste

Të paktën 8 palestinezë janë plagosur gjatë një sulmi të forcave sioniste ndaj protestuesve në rripin e Gazës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ashraf Gedare zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Palestinës I cili thotë se palestinezët ishin ngritur në protestën për të drejtën e kthimit ndërkohë që forcat sioniste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Ministria e Shëndetësisë së Palestinës gjithashtu njoftoi martirizimin e një palestinezi tjetër në lindje të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka thënë se Marvan Auda Kadih i cili ishte plagosur gjatë përleshjeve në lindje të Khan Junes në Rripin e Gazës, u martirizua për shkak të plagëve të rënda. Të dielën Muhamed Sabahi Anbar nga Tul Kerem në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jorand i cili disa ditë më parë ishte plagosur në postbllokun Xhabare nga ushtria sioniste, gjithashtu është martirizuar nga plagët e rënda. Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmeve të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë arrestuar 12 palestinezë në mesin e tyre edhe disa pjesëtarë të Rezistencës Islamike Palestinez (Hamas). Populli palestinez nga e premtja e kaluar, pra nga 30 marsi, duke shënuar "Ditën e tokës", kanë filluar protestën "E drejta për kthim". Ministria palestineze e shëndetësisë ka raportuar për martirizimin e 31 palestinezëve dhe për plagosjen e mbi 3000 të tjerëve si pasojë e të shtënave të ushtarëve sionistë në kufirin e Rripit të Gazës me Palestinën e pushtuar.