Liga Arabe në kulmin e dobësisë
Liderët e vendeve arabe kanë nisur sot punimet në kuadër të Samitit vjetor i cili këtë vit mbahet në qytetin saudit Dhahran.
Në vitet 1976, 2007 dhe 2013 takimi i krerëve të Ligës Arabe ishte mbajtur në Riad. Takimi në Dhahran u mbajt në një kohë historike me mosmarrëveshje të pashembullta, dhe disa liderë arabë kanë refuzuar të marrin pjesë në samit. Mungesa e pranisë së liderëve të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Algjerisë dhe Omanit në samitin e 28-të të Ligës Arabe, edhe njëherë nxori në pah në thellësinë e dallimeve mes anëtarëve të Ligës Arabe. Bota islame tani ballafaqohet me probleme të mprehta dhe Liga Arabe mund të luajë një rol të rëndësishëm dhe me ndikim në zgjidhjen e secilës prej tyre. Por Liga Arabe në hijen e politikave tendencioze e të pandershme të Arabisë Saudite dhe disa sundimtarëve të tjerë arabë, është duke u fokusuar në çështje margjinale dhe është bërë një mjet në shërbim të këtyre sundimtarëve duke u shndërruar në një union joproduktiv që mjaftohet vetëm me deklarata formale dhe sipërfaqësore. Pasiviteti i Ligës Arabe mund të shihet qartë në dështimin e saj për të zgjidhur krizat rajonale, duke përfshirë rastin e palestinezëve, krizën siriane, Jemenin dhe Libinë. Në të vërtetë, në vend që të lëvizë drejt konvergjencës dhe zgjidhjes së krizave me të cilat ballafaqohen anëtarët, Liga Arabe është në rrugën e sabotimit të këtyre çështjeve. Një shembull i një lëvizjeje të tillë është i dukshëm në krizën siriane ku ky union ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë, e cila ishte një nga themeluesit e Ligës Arabe, dhe kjo lëvizje e pajustifikuar dhe e pamenduar dobësoi më tej Ligën Arabe. Liga Arabe ka shmangur gjithashtu mbajtjen e një takimi urgjent mbi krizën palestineze në muajt e fundit, në një kohë që çështja palestineze është çështja më e rëndësishme e botës islame, ndërsa planet djallëzore të regjimit sionist dhe SHBA kundër Palestinës janë duke iu afruar një faze vendimtare. Prania e popullit palestinez deri më tani nuk ka lejuar zbatimin e planeve të errëta të SHBA dhe Izraelit ndaj palestinezëve në rajon. Ndërkohë, sulmi i shteteve perëndimore ndaj Sirisë ka thelluar më tej mosmarrëveshjet mes anëtarëve të Ligës Arabe dhe pozicionet kontradiktore të shteteve arabe në këtë drejtim i kanë bërë më të dukshme dallimet mes tyre. Gjatë këtyre qëndrimeve, kemi dëshmuar mbështetjen e disa shteteve arabe për sulmet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës, kundër Sirisë, që tregon kulmin përulësisë së disa anëtarëve të Ligës Arabe përballë fuqive arrogante të botës.