344 të vrarë në luftimet mes grupeve terroriste në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73218-344_të_vrarë_në_luftimet_mes_grupeve_terroriste_në_siri
Në luftimet midis grupeve terroriste Tahrir al-Sham (ish Fronti Nusra) dhe Frontit të Çlirimit të Sirisë, 344 prej anëtarëve të tyre u vranë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2018 13:52 Europe/Tirane
  • 344 të vrarë në luftimet mes grupeve terroriste në Siri

Në luftimet midis grupeve terroriste Tahrir al-Sham (ish Fronti Nusra) dhe Frontit të Çlirimit të Sirisë, 344 prej anëtarëve të tyre u vranë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se në përleshjet e armatosura u vranë 196 anëtarë të Tahrir al-Sham dhe 148 anëtarë të Frontit Sirian të Çlirimit. Fronti Çlirimtar i Sirisë është një koalicion i Ahrar al-Sham dhe Lëvizjes Nur al-Din al-Zenki. Beteja, e cila kishte shpërthyer në Idlib dhe Alepo disa ditë më parë, kulmoi kur Tahrir al-Sham mori kontrollin e Khan Shaykun dhe 11 rajoneve në jug të Idlibit. SHBA dhe aleatët e saj rajonal po përpiqen të mbrojnë grupet terroriste në mënyrë që të mund të menaxhojnë krizën në Siri.