Turqia synon akoma anëtarësimin në BE
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73346-turqia_synon_akoma_anëtarësimin_në_be
Zëdhënësi i qeverisë së Turqisë ka deklaruar se Turqia nuk ka hequr dorë nga procesi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2018 07:36 Europe/Tirane
  • Turqia synon akoma anëtarësimin në BE

Zëdhënësi i qeverisë së Turqisë ka deklaruar se Turqia nuk ka hequr dorë nga procesi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gazeta turke "Hurriet" në një raport të saj ka shkruar se Bekir Bozdag, zv/kryeministër dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, të mërkurën (sot) pas mbledhjes së qeverisë së Turqisë, ka theksuar interesimin e këtij vendi për anëtarësim në Bashkimin e Evropian dhe ka thënë: "Përkundër BE, Turqia nuk ka hequr dorë nga procesi për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në të ardhmen do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi". Zëdhënësi i qeverisë së Turqisë duke kritikuar BE, deklaroi: "Qëndrimi i BE në lidhje me anëtarësimin e Turqisë si anëtar të ri, nuk është transparent dhe i qartë".