Arrestohet ariu i ISIS
(last modified Sat, 21 Apr 2018 11:56:51 GMT )
Prill 21, 2018 13:56 Europe/Tirane
  • Arrestohet ariu i ISIS

Forcat demokratike të Sirisë kanë njoftuar për arrestimin e një prej komandantëve të dalluar të grupit terrorist ISIS me emrin "Mohammed Haydar Zammar" i njohur me nofkën "Ariu sirian".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat siriane të premten kanë deklaruar se kurdët e Sirisë kanë arrestuar njërin prej komandantëve të dalluar të ISIS dhe një prej personave kyç të lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Arrestimin e Mohammed Haydar Zammar e ka konfirmuar edhe Pentagoni.

Kush është "Ariu i ISIS"?

Mohammed Haydar Zammar ka lindur në vitin 1961 në qytetin Alepo të Sirisë. Ai më pas ka emigruar në Gjermani dhe në vitin 1982 ka marrë shtetësinë gjermane. Ai është arsimuar në Gjermani dhe ka punuar mekanik dhe në kohën kur ishte akoma në shkollën e mesme, kishte krijuar një reputacion të konsiderueshëm në mesin e myslimanëve të qytetit Hamburg dhe në disa xhami të këtij qyteti. Ai në Hamburg për një kohë ka punuar edhe si shofer kamioni, mirëpo që nga viti 1991 me ndihmën e një qytetari tjetër sirian me emrin Muhamed Me'mun Darakaznlim u njoh me grupet e armatosura ekstremiste. Në fillim të viteve 1080-ta ai shkon në Jordani dhe atje njihet me grupet e armatosura. Ai qëndroi një muaj në Jordani, por nuk arriti të hyjë në Siri për shkak të kontrollit të madh kufitar nga forcat siriane, për arsye se në atë kohë lëvizja Vëllazëria Myslimane kishte bërë kryengritje kundër qeverisë siriane. Zammar u kthye në Gjermani dhe krijoi lidhje me grupet "Al-Tali'a" dhe "Al-Kaida" dhe në vitin 1991 shkoi për të luftuar në Afganistan dhe në fillim ishte vendosur në kampin e Xhalal Abad dhe pastaj në vitet 1992-1995 ka shkuar në Çeçeni, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në vitin 1996 me ftesë personale të Osama bin Laden, liderit të organizatës terroriste Al Kaida, përsëri kthehet në Afganistan dhe në vitin 1997, nga Afganistani shkon në Gjermani ndërkohë që qeveria e Gjermanisë vëzhgonte atë dhe aktivitetin e tij në xhaminë "Al-Kuds" të Hamburgut. Ai në këtë xhami dhe në xhamitë e tjera të Hamburgut ftonte të rinjtë arab për "xhihad" dhe për t'u bashkuar me grupet e armatosura. Ai arriti të bind disa persona si "Muhamed Ata, Zijad Al-Xharrah dhe Marvan Al-Shaha dhe në vitin 1998 i dërgoi ata në Afganistan dhe më pas i dërgoi ata në Amerikë për t'u pranuar si pilot nën mbikëqyrjen e Khalid Al-Shejkh për të cilin thuhet se kishte marrë përsipër projektimin e sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2001, Zammar ishte arrestuar në Marok dhe ishte ekstraduar në Siri. Ai gati për 4 vite ka qëndruar në burgun e distriktit "Palestinë" të Damaskut dhe në fund të vitit 2006 u transferuar në burgun Sidnaja. Gjykata e sigurisë së vendit në vitin 2007, në bazë të ligjit 49 të vitit 1980 i cili dënonte anëtarët e Vëllazërisë Myslimane me ekzekutim me vrasje, në fillim e dënoi atë me vrasje, dënim ky që më pas u reduktua në 12 vjet burg. Sipas disa raporteve, Zammar në vitin 2014, në bazë të një marrëveshje për shkëmbimin e robërve me grupin terrorist "Ahrar Sham", u lirua nga burgu i Sirisë. Në atë vite grupi terrorist Ahraru Sham ishte duke luftuar kundër grupit terrorist ISIS për të dëbuar atë nga rajone e pushtuara, mirëpo Zammar nuk u bashkua me grupin Ahrar Sham dhe me pas u pa në radhët e grupit terrorist ISIS.

Tags