Ndahen 120 milionë $ për vendbanimet sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73656-ndahen_120_milionë_për_vendbanimet_sioniste
Një Organizatë Palestineze e afërt me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, tha se regjimi sionist ka ndarë dhjetëra miliona dollarë për vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 22, 2018 12:38 Europe/Tirane
  • Ndahen 120 milionë $ për vendbanimet sioniste

Një Organizatë Palestineze e afërt me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, tha se regjimi sionist ka ndarë dhjetëra miliona dollarë për vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor.

Zyra kombëtare për mbrojtjen e tokave palestineze dhe rezistenca përballë kolonizimit sionist, të shtunën ka thënë se zyrtarët izraelitë kanë ndarë 120 milionë dollarë për të financuar zgjerimin e dhjetëra vendbanime sioniste në zonat Al Ahvar dhe Bahar Al Mejt në lindje të BPLJ.  Organizata për Çlirimin e Palestinës më parë kishte raportuar se regjimi sionist ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve çifute dhe në të ardhmen ky regjim synon ndërtimin e 600 njësive të reja të banimit. Pas shpalljes së Kudsit si kryeqytet i regjimit sionist nga ana e presidentit të SHBA, Izraeli mori dritën jeshile për të zgjeruar vendbanimet e tij në territoret e pushtuara të Palestinës.