Zbulohet një varrezë masive në qytetin Raka të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73664-zbulohet_një_varrezë_masive_në_qytetin_raka_të_sirisë
Komiteti për rindërtimin e qytetit Raka të Sirisë ka njoftuar për zbulimin e dhjetëra trupave që i përkasin terroristëve dhe civilëve në një varrë masiv në këtë rajon që ka qenë qendër e grupit terrorist-takfirist ISIS.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 22, 2018 12:50 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varrezë masive në qytetin Raka të Sirisë

Komiteti për rindërtimin e qytetit Raka të Sirisë ka njoftuar për zbulimin e dhjetëra trupave që i përkasin terroristëve dhe civilëve në një varrë masiv në këtë rajon që ka qenë qendër e grupit terrorist-takfirist ISIS.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se komiteti për rindërtimin e qytetit Raka të Sirisë të shtunën ka thënë se ky varrë masiv është zbuluar në një stadium të futbollit në afërsi të një spitali në të cilin ishin pozicionuar terroristët e ISIS para disfatës së tyre në qytetin Raka. Më parë ushtria e Sirisë kishte zbuluar edhe dy varre të tjera masive me 200 trupa.