AAP kritikon raportin e Uashingtonit për të drejtat e njeriut
AAP ka kritikuar raportin e fundit të Uashingtonit për të drejtat e njeriut ku është hequr termi “ territoret e pushtuara” palestineze.
DASH në raportin e fundit të tij për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, pasi ka hequr disa vende në vend të termit “ të Pushtuar” për Bregun Perëndimor të Lumit Jordan (BPLJ), ka përdorur termat Izrael, lartësitë Golan, BPLJ dhe Gaza. AAP duke reaguar ndaj këtij raporti ka thënë se ky veprim është shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe ka thënë: Ky veprim tregon sjelljen e dyfishtë dhe politikën tendencioze të autoriteteve amerikane mbi të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. AAP reagoi edhe ndaj deklaratës së fundit të Nikki Haley, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB e cila ka mbështetur regjimin sionist dhe tha: Mbështetja e grupeve të të drejtave të njeriut për çështjen palestineze tregon se me gjithë disa pretendime boshe dhe gënjeshtra, realiteti nuk mund të ndryshohet. Nikki Haley që nga koha kur është zgjedhur në këtë post në janar të vitit 2017 e deri më tani, ka thënë se qeveria amerikane nuk i pranon kritikat kundër Izraelit.