Vriten me dhjetëra mercenarë emiratas në Taiz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73722-vriten_me_dhjetëra_mercenarë_emiratas_në_taiz
Ushtria dhe komitetet popullore të lëvizjes Ansarullah në Jemen kanë vrarë me dhjetëra mercenarë të EBA në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2018 03:02 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra mercenarë emiratas në Taiz

Ushtria dhe komitetet popullore të lëvizjes Ansarullah në Jemen kanë vrarë me dhjetëra mercenarë të EBA në provincën Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Agjencia Saba e lajmeve në Jemen njofton se në luftimet e dy ditëve të fundit të ushtrisë dhe forcave të Ansarullahut me mercenarët e EBA në jug të Jemenit janë vrarë gjithsej 90 mercenarë. Në këtë luftime merrnin pjesë edhe mercenarë të varur nga Tarek Saleh nipi i Ali Abdullah Saleh ish president i Jemenit. Gjatë luftimeve janë shkatërruar 23 automjete ushtarake, 16 autoblinda si dhe shumë pajisje ushtarake të mercenarëve emiratas. Vetëm një ditë pas përfundimit të luftimeve, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë publikuar pamje nga baza Khaled e qytezës Muze në provincën Taiz ku ishin përqendruar mercenarët emiratas. Vlen të theksohet se Arabia Saudite së bashku me EBA që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.