1000 terroristë largohen nga rajoni Kalemun Lindor në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73838-1000_terroristë_largohen_nga_rajoni_kalemun_lindor_në_siri
Kryetari i qendrës ruse për pajtim kombëtar në Siri të hënën në mbrëmje ka deklaruar se gjatë 24 orëve të kaluara janë larguar mbi 1000 terroristë nga rajoni Kalemuni Lindor në provincën Rif i Damasku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2018 09:46 Europe/Tirane
  • 1000 terroristë largohen nga rajoni Kalemun Lindor në Siri

Kryetari i qendrës ruse për pajtim kombëtar në Siri të hënën në mbrëmje ka deklaruar se gjatë 24 orëve të kaluara janë larguar mbi 1000 terroristë nga rajoni Kalemuni Lindor në provincën Rif i Damasku.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Juri Jutushenkov, kryetari i qendrës ruse për pajtim kombëtar në Siri, deklaroi: "Pas koordinimeve mes forcave të sigurisë së Sirisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe të këtij vendi, 1072 terroristë së bashku me familjet e tyre me 31 autobusë janë larguar nëpërmjet korridoreve humanitare në rajonin Kalemuni Lindor dhe kanë shkuar në drejtim të rajoni Kala në provincën Idlib të Sirisë". Njëkohësisht me këtë një autoritet ushtarak i Rusisë ka thënë: "Numri i terroristëve të larguar nga rajoni Kalemuni Lindor që nga 20 prilli e deri më tani ka shkuar në 3922 persona. Në bazë të marrëveshjes mes qeverisë së Sirisë dhe grupeve terroriste, është vendosur që terroristët pas dorëzimit të armëve dhe pajisjeve të tyre luftarake pranë ushtrisë siriane, së bashku me familjet e tyre të largohen nga ky rajon dhe të shkojnë në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.