Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në jug të Damaskut
(last modified Tue, 24 Apr 2018 19:29:30 GMT )
Prill 24, 2018 21:29 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në jug të Damaskut

Ushtria siriane ka vrarë me dhjetëra të terroristë të ISIS në rajonin Haxher Asud në jug të Damaskut.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se në përleshjet me terroristët e ISIS, ushtria siriane ka përdorur raketat dhe ka shkatërruar bazat e këtij grupi terrorist në rajonin Haxher Asud. Për momentin sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë siriane kundër terroristëve të ISIS dhe të frontit Nusra në rajonin Haxher Asud dhe përreth kampit Jeremuk në jug të kryeqytetit vazhdojnë akoma. Ushtria siriane e mbështetur nga forcat e rezistencës ka arritur të rrethojë plotësisht rajonin Haxher Asud dhe kampin Jeremuk në jug të Damaskut.  Ndërkohë mësohet se terroristë te ISIS kanë sulmuar me raketa tregun e rajonit Naher Aisha në Damask duke lënë të vrarë 4 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Tags