Vriten disa ushtarakë sauditë në Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73866-vriten_disa_ushtarakë_sauditë_në_xhizan
Ditën e martë pas një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër bazave të ushtrisë saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2018 05:51 Europe/Tirane
  • Vriten disa ushtarakë sauditë në Xhizan

Ditën e martë pas një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër bazave të ushtrisë saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë.

Snajperistët jemenas kanë vrarë të paktën 5 ushtarakë sauditë në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam e lajmeve sipas të cilët snapjeristët jemenas kanë sulmuar fshatin Kamar në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ndërsa ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar rajonin Tale Rexhale në provincën Nexhran po në jug të Arabisë Saudite. Deri tani vetëm mediat saudite kanë pohuar vrasjen dhe plagosjen e ushtarakëve sauditë në zonat kufitare me Jemenin. Vlen të theksohet se prej vitit 2015, Arabia Saudite ka nisur agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish presidenti i vetë dorëhequr i Jemenit. Ky sulm ka vrarë dhe plagosur me mijëra civilë të pafajshëm jemenas, ka shpërngulur me miliona të tjera dhe ka dëmtuar tej mase infrastrukturën e vendit.