Irak: ISIS kërcënon në prag të zgjedhjeve parlamentare
Në prag të organizimit të zgjedhjeve parlamentare në muajin Maj në Irak, grupi terrorist ISIS ka kërcënuar se do të pengojë procesin e zgjedhjeve. Forcat popullore Hashd Shaabi në Irak, këto kërcënime i ka quajtur përpjekje për të rikuperuar dështimet e terroristëve takfiristë.
Pjesa e mbetur e terroristëve të dështuar të ISIS në Irak dhe grupet e fshehura në këtë vend, duke marrë mbështetjen e vendeve perëndimore dhe arabe, synojnë të kryejnë akte kundër politikës irakiane me qëllim prishjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare. Grupi terrorist ISIS po harton programe për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të majit në Irak. Zgjedhjet parlamentare në Irak do të mbahen më 12 Maj dhe do të organizohen në 18 provinca të Irakut. Në këto zgjedhje marrin pjesë 320 parti politike dhe 54 koalicione për zgjedhjen e 328 deputetëve të ardhshëm të vendit. Ekspertë të çështjeve politike thonë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Irak kanë rëndësi të madhe pasi janë zgjedhjet e para që organizohen pas shkatërrimit të grupit terrorist ISIS. Në këto kushte përhapja e frikës dhe e tmerrit si dhe përdorimi i mjeteve të luftës psikologjike, janë mjete të grupeve terroriste dhe mbështetësve të tyre kundër Irakut për të inkurajuar popullin irakian që të mos marrë pjesë në procesin e votimit. Terroristët dhe mbështetësit e tyre, aktualisht po bëjnë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e Irakut. Qeveritë ndërhyrëse perëndimore dhe arabe në këtë mënyrë mundohen të parandalojnë krijimin e një qeverie të fuqishme në Irak e cila do të zgjidhë probleme si pastrimi i plotë i vendit nga elementët e ISIS, do të zhvillojë vendin nga ekonomike dhe do të rindërtojë ato zona të shkatërruar nga lufta, do të krijojë vende të reja pune, si dhe do të punojë për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend. Qarqet politike në Irak janë të mendimit se populli irakian i cili më herët ka dalë fitimtar përballë prirjeve përçarëse dhe rrezikut të terrorizmit, edhe sot do të dalë fitimtar në sfidën e demokracisë dhe zgjedhjet parlamentare dhe do të zgjedhë qeverinë e ardhshme. Zgjedhjet parlamentare në Irak janë një mundësi historike për popullin irakian që të zgjedhë personin e duhur dhe të përshtatshëm, ai i cili do të mundësojë daljen nga kriza dhe fitoren e madhe në luftën kundër terrorizmit dhe do të hape dyert e Irakut për në arenën ndërkombëtare. Zgjedhjet parlamentare në Irak që pritet të organizohen shumë shpejt, po kalon një valë të gjerë propagandash dhe komplotesh. Në mesin e këtyre komploteve është derdhja e madhe e parasë nga ana e Arabisë Saudite dhe prania e mbështetësve të ISIS si kandidatë për deputetë. Gjenerali i dalë në pension Vafik Samarai, analist i çështjeve strategjike dhe të sigurisë së Irakut, disa kohë me parë në një prej shkrimeve të tij në Facebook ka thënë se rreth 20 kandidatë për deputet prej kohësh kanë qenë përkrahës të grupit terrorist ISIS, ndërsa sot ata kandidojnë për postin e deputetit në Irak. Sauditët në çdo lloj forme synojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Irak dhe të pengojnë me çdo kusht fitoren e rezistencës në zgjedhjet parlamentare. Që tani janë përhapur lajmet për gjoja mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve, me qëllim që populli irakian të inkurajohet që të mos marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve. Përveç kësaj thuhet se elementë të caktuar po mundohen të kryejnë një revolucion me ngjyrë në Irak ndërkohë që përpjekje të tilla janë bërë edhe në vende të stabilizuara të rajonit. Në këtë mes Uashingtoni, Riadi, Abu Dhabi dhe elementë të varur prej tyre si grupi terrorit ISIS, me mjete të ndryshme mundohen të dobësojnë forcat popullore Hashd Shaabi dhe forcat kombëtare të Iraku. Këtë e tregon edhe kërcënimi i ISIS kundër procesit të demokratizimit të Irakut.