Ebadi: Dot ë vazhdojë bombardimi I pozicioneve të ISIS në Siri
Kryeministri irakian Hejdar Ebadi edhe një herë ka theksuar se Iraku do të vazhdojë bombardimin e porcioneve të ISIS në territorin sirian.
Hejdar Ebadi, në një konferencë për shtyp ka thënë: Ekziston rreziku i futjes së elementëve të ISIS nga territori sirian dhe për këtë arsye ushtria irakiane do të vazhdojë të bombardojë pozicionet e këtij grupi terrorist takfirist brenda në territorin sirian. Kryeministri irakian e cilësoi të ndërlikuar situatën e krizës në Siri dhe tha se vazhdimi i trazirave në këtë vend është bërë shkak për vazhdimin e jetëgjatësisë së ISIS ndërkohë që është populli sirian ai që do të përcaktojë fatin e kombit. Ndër të tjera kryeministri i Irakut theksoi se vendi i tij do të sulmojë grupin terrorist ISIS jo vetëm në Irak por edhe më gjerë në rajon. Më 19 prill forcat ajrore të Irakut kanë kryer një sulm kundër pozicioneve të ISIS në Siri, sulm që u krye me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi.