Ushtria e Jemenit sulmon bazat e sauditëve në Nexhran
Ushtria jemenase ka sulmuar me raketa Zelzal 2 bazat e ushtrisë së Arabisë saudite në provincën Nexhran.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr e Lajmeve sipas të cilës ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat saudite me raketa balistike të tipit Zelzal-2. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat Rexha, Makhruk Sagir, Fuaz, Mustadeth Makhurk të provincës Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Me dhjetëra ushtarakë të Arabisë Saudite janë vrarë në operacionet e ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në rajonin Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit dje kanë kryer një tjetër operacion kundër forcave saudite në rajonin Nexhran duke i sulmuar këto forca me raketa balistike. Në këtë operacion janë vrarë 10 ushtarë të Arabisë Saudite në afërsi të bazës ushtarake Rexha të rajonit Nexhran. Ndërsa 4 ushtarë të tjerë sauditë janë vrarë në një sulm të ushtrisë jemenase në pikën kufitare Hadhera po në rajonin Nexhran. Ky operacion ishte përgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.
 
							 
						 
						