Bin Selman; palestinezët ose të pranojnë propozimin ose të heshtin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74270-bin_selman_palestinezët_ose_të_pranojnë_propozimin_ose_të_heshtin
Një gazetë sioniste duke cituar princin saudit Bin Selman ka thënë se për Arabinë Saudite çështje palestineze nuk është në prioritet dhe se palestinezët duhet të heshtin dhe të mos ankohen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Bin Selman; palestinezët ose të pranojnë propozimin ose të heshtin

Një gazetë sioniste duke cituar princin saudit Bin Selman ka thënë se për Arabinë Saudite çështje palestineze nuk është në prioritet dhe se palestinezët duhet të heshtin dhe të mos ankohen.


Muhamed Bin Selman është takuar me përfaqësues të organizatave hebraike gjatë vizitës së tij në Amerikë. në këto takime ai ka thënë se Palestina nuk është prioritet kryesor i qeverisë së Arabisë saudite pasi për këtë qeveri ka çështje akoma më të rëndësishme si Irani. Bin Selman ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së një akordi mes Izraelit dhe Palestinës përpara normalizimit të marrëdhënieve mes Riadit dhe tel Avivit. Bin Selman ka thënë se lidershipit palestinez prej 40 vitesh e deri më sot ka refuzuar të gjitha propozimet. Palestinezët duhet të pranojnë propozimet që u bëhen atyre dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve ose ndryshe të hesthin. Gazeta sionsite thotë se në këto takime është distkuaur mbi lidhjet e Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe Bin Selman ka thënë se ka ardhur koha e hapjes së një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe. Kanali 10 i regjimit sionist ka njoftuar se pjesmarrësit në këto takime janë habitur shumë nga dekalrata e Bin Selman. Sa i përket dekalratës së bin Selman, konsullata e regjimit sionist në Uashington menjëherë ka informuar ministrinë e jashtme të Izraelit. Princi saudit ka kritikuar autoritetet palestineze dhe vecanërisht Mahmud Abas për shkak të kundështimit të paqes nga ana e tij. Më 27 prill Bin Selman lidhur me propozimin e Amerikës mbi Akordin e Shekullit ka thënë se ka ardhur koha që palesitnezët të pranojnë këtë propozim.