Dhjetëra persona të vdekur pas dy shpërthimeve në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74308-dhjetëra_persona_të_vdekur_pas_dy_shpërthimeve_në_kabul
Dy shpërthime të fuqishme kanë goditur qendrën e Kabulit afër agjencisë shtetërore të Inteligjencës, duke lënë të paktën 21 persona të vdekur, përfshirë një gazetar të agjencisë së lajmeve franceze, AFP, ka njofuar një zyrtar afgan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • Dhjetëra persona të vdekur pas dy shpërthimeve në Kabul

Dy shpërthime të fuqishme kanë goditur qendrën e Kabulit afër agjencisë shtetërore të Inteligjencës, duke lënë të paktën 21 persona të vdekur, përfshirë një gazetar të agjencisë së lajmeve franceze, AFP, ka njofuar një zyrtar afgan.

Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë më 30 prill se një sulmues vetëvrasës me motoçikletë ka hedhur vetën në ajër në zonën Shash Darak, afër qendrës së Inteligjencës. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pas 20 minutave, pas një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar ka aktivizuar bombën afër selisë së ministrisë së Zhvillimit Urban teksa disa persona ishin nisur drejt zyreve qeveritare. Ministria ka thënë se të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë të plagosur janë dërguar në spital, duke shprehur frikën se numri i viktimave të të dy sulmeve mund të vazhdojë të rritet.