Ushtria siriane arrin akord me grupet e armatosura në Homs
Ushtria siriane ka arritur një akord me grupet e armatosura në qytetin Homs.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sana sipas të cilës grupet e armatosura dhe terroriste kanë arritur një akord për kthimin e të gjitha institucioneve shtetërore në veri të Homsit dhe për futjen e ushtrisë në këtë zonë. Sipas këtij akordi, rruga që lidh Homsin me Hamahun do të jetë e hapur për tre ditë në mënyrë që personat e armatosur të kenë mundësi të largohen nga rajoni. Gjithashtu është rënë dakord që grupet e armatosura brenda dy ditësh të dorëzojnë armët e rënda dhe gjysmë të rënda tek ushtria siriane dhe ata persona të armatosur që dëshirojnë të qëndrojnë në Homs duhet të përcaktojnë pozicionin e tyre. Ata që nuk duan të lëshojnë armët brenda tre ditësh duhet të largohen prej Homsit në drejtim të Xharblusit në veri dhe Edlibit në veri perëndim të Sirisë.