Zbulohen armë sioniste në zonat e kontrolluara nga ISIS
Ushtria siriane ka zbuluar sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarak prodhim izraelit në veri të provincës Homs, zonë që më herët mbahej e kontrolluar nga grupi terrorist ISIS.
Kjo është e disata herë që ushtria siriane zbulon armatime izraelite në zonat e kontrolluara nga terroristët. Forcat e ushtrisë siriane përsëri kanë zbuluar pajisje ushtarake izraelite që ishin përdorur nga grupi terrorist ISIS në periferi të Deir Al Zur, në lindje të Sirisë. Një sasi e madhe e armatimit të prodhuar nga regjimi sionist janë gjetur në një bazë ushtarake që i përkiste terroristëve në periferi të provincës Deir Al Zur, në lindje të Sirisë. Gjatë vazhdimit të operacioneve për çlirimin e rajoneve në Deir Al Zur të Sirisë, njësitë inxhinierike të ushtrisë siriane kanë zbuluar një sasi të armatimeve të prodhuara nga regjimi sionist. Përveç kësaj ushtria e Sirisë dje ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armatimesh prodhim amerikan në rajonin Gute Lindor. Këto armatime janë zbuluar gjatë avancimit të ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor. Sipas burimeve të ushtrisë siriane, këto armatime ishin planifikuar të dërgoheshin nga një grup i panjohur për grupin terrorist fronti Nusra në rajonin Gute Lindor. Edhe më herët ushtria siriane ka zbuluar armatime prodhim amerikan dhe izraelit në rajone dhe zona të ndryshme të Sirisë.