SHBA teston armët e reja mbi civilët jemenas
(last modified Sat, 05 May 2018 17:30:35 GMT )
May 05, 2018 19:30 Europe/Tirane
  • SHBA teston armët e reja mbi civilët jemenas

Muhamed Ali al-Huthi, kreu i Komitetit të Lartë Revolucionar të Jemenit, tha: Deklaratat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes rreth pranisë së forcave amerikane në kufijtë e Jemenit dhe Arabisë Saudite dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara po vrasin popullin jemenas dhe po bashkëpunojnë me agresionin saudit kundër Jemenit.

Pas një fshehjeje të gjatë të përfshirjes së Uashingtonit në luftën kundër Jemenit, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për herë të parë që nga fillimi i agresionit saudit në Jemen, pranoi se forcat amerikane bashkëpunojnë drejtpërsëdrejti në sulmin ndaj Jemenit dhe njësitë ushtarake amerikane kontribuojnë në sulmet kundër depove të raketave të  Jemenit. Një raport i kohëve të fundit bën të ditur se SHBA-ja ka zgjeruar rolin e saj në luftën e përgjakshme të Rijadit kundër Jemenit, përtej shitjeve të armëve dhe mbështetjes logjistike, duke dërguar fshehurazi një ekip të komandove të elitës në kufirin e Jemenit për të ndihmuar ushtrinë saudite në betejat kundër lëvizjes Huthi Ansarullah. New York Times njoftoi të enjten se dhjetëra komando të Forcave Speciale të Ushtrisë së SHBA, të njohur si Beretat e Gjelbërta, ishin vendosur në dhjetor 2017 në rajonet kufitare jugore të Arabisë Saudite. Misioni i fshehtë, sipas raportit, ka për qëllim të ndihmojë forcat saudite që të zbulojnë vendet e nisjes së raketave në Jemen dhe të shkatërrojnë furnizimet me raketa të lëvizjes Huthi, fuqia de facto ushtarake e Jemenit, e cila ka mbrojtur vendin, së bashku me forcat aleate, kundër agresionit saudit. Shtetet e Bashkuara jo vetëm që sabotojnë zgjidhjen politike të krizës së Jemenit, por duke armatosur Arabinë Saudite me armë të avancuara, praktikisht merr pjesë në krimet saudite dhe të mercenarëve të regjimit al-Saud kundër popullit jemenas. Veprimet e fundit të SHBA për ndërtimin e një baze ushtarake në zonën strategjike të Jemenit pranë ngushticës Bab Al Mundab dëshmojnë për planin e SHBA për të pasur prani të drejtpërdrejtë ushtarake në Jemen. Sigurisht, ndërhyrja e SHBA në Jemen lidhet edhe me humbjet e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Agresioni i Arabisë Saudite në Jemen konsiderohet si një luftë e deleguar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por humbja e Arabisë Saudite në luftë praktikisht asgjësoi të gjitha planet e Amerikës për të realizuar ambiciet e saj në Jemen përmes Arabisë Saudite. Arabia Saudite është futur në një rrugë pa krye në luftën e Jemenit, sepse tregoi se shpenzimi i miliarda dollarëve çdo vit për blerjen e armëve dhe për promovimin e aftësive ushtarake nuk konsistoi në forcimin e sigurisë kombëtare, por në kthimin e  Jemenit, Irakut dhe Sirisë në fushën e testimit të armëve amerikane dhe avancimin e planeve të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Tags