Kryeministri irakian urdhëron bombardimin e pozicioneve të ISIS në Siri
(last modified Sun, 06 May 2018 10:08:31 GMT )
May 06, 2018 12:08 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian urdhëron bombardimin e pozicioneve të ISIS në Siri

Pas koordinimeve mes Irakut dhe Sirisë në nivele më të larta zyrtare në luftën kundër terrorizmit, Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, ka urdhëruar kryerjen e sulmeve kundër terroristëve të ISIS në territorin e Sirisë.

Kanali televiziv Al-Irakija njoftoi se me urdhrin e Hejdar Ebadi, komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut, janë sulmuar pozicionet e krerëve të grupit terrorist ISIS në jug të rajonit Al-Dashisha në verilindje të Sirisë. Komanda e operacioneve të përbashkëta të Irakut në prill në bazë të urdhrit të Hejdar Ebadi, ka bombarduar me avion F-16 pozicionet e terroristëve të ISIS duke përfshirë edhe punishten më të rëndësishme për prodhimit të bombave dhe autobombave në territorin e Sirisë. Ndërkohë Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, në nëntor të vitit 2017 me anë të një letre dërguar Ibrahim Xhaferi, ministrit të punëve të jashtme të Irakut, ka kërkuar vazhdimin e koordinimeve mes Damaskut dhe Bagdadit në luftën kundër terrorizmit dhe rreziqeve të përbashkëta.