Kujtimet e tmerrshme të një mamie të ISIS
(last modified Sun, 06 May 2018 12:00:43 GMT )
May 06, 2018 14:00 Europe/Tirane
  • Kujtimet e tmerrshme të një mamie të ISIS

Samira Al-Nasr është një mami e cila gjatë punës 40 vjeçare të saj ka ndihmuar lindjen e mijëra fëmijëve, mirëpo thotë se të gjithë ata kishin shumë dallim me eksperiencën që kishte përjetuar ajo gjatë dy viteve të kaluara si "mamie e ISIS".

Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj shkruan se disa minuta pas lindjes së foshnjës nga një çift turk (një terrorist i ISIS dhe gruas së tij të re), janë munduar që t'i veshin foshnjës uniformën e vogël ushtarake të cilën e kishin përgatitur më parë. Babai me krenari tha se djali i tij do të bëhet një "luftëtar" i ISIS. Samira ka kundërshtuar dhe e ka bindur babanë e foshnjës që të mos përdorë atë uniformë ushtarake, sepse ajo nuk është e përshtatshme për lëkurën e dobët të fëmijës.

Samira është një grua 66 vjeçare, një prej miliona personave të cilët kanë jetuar nën pushtetin e dhunshëm dhe kriminal të grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, por ajo ka qenë gjithashtu edhe dëshmitare të një aspekti të konfliktit dhe dhunës të paparë për pushtet që të paktë janë ata të cilët kanë informacion rreth kësaj çështje. Atë e detyronin që të ndihmojë lindjen e fëmijëve të terroristëve të ISIS. Në këtë mënyrë ajo ishte e pranishme edhe në çastet më private dhe më intime të asaj jete të izoluar të tyre të cilën e përshkruan shumë të çuditshme dhe qesharake. Pak kohë pas pushtimit të qytetit Raka në vitin 2014 në Siri dhe shpalljes së këtij qyteti si kryeqytet të khalifatit të ISIS, Samira u detyrua të marrë përgjegjësinë për të ndihmuar lindjen e "luanëve të vegjël të khalifatit" dhe gjatë gjithë orëve natë e ditë, ata kontaktonin atë. Gjatë tre viteve që burrat e armatosura e çonin atë në shtëpitë e terroristëve të ISIS që shumica e tyre ishin të huaj, ajo përjetonte një frikë dhe tmerr të madh. Më nuk e kishte atë gëzimin dhe krenarin e dikurshme për lindjen e një gjenerate të fëmijëve të qytetit Raka. Samira në lidhje me terroristët e ISIS dhe grave të tyre thotë: "Ata nuk kishin kurrfarë respekti për profesionin tonë. Ata silleshin me mua si me një skllevër. Menjëherë pas lindjes së fëmijëve të tyre, mua më hidhnin jashtë". Shumica e grave të reja u gëzonin nga fakti se bëheshin nënë, por burrat zakonisht zbatonin ligje të ashpra. Ata nuk e lejonin Samiranë që t'u japë grave të tyre injeksion qetësues kundër dhimbjeve. Samira thotë se disa prej grave mbi 10 orë vuanin dhimbje të mëdha: "Këto gra përjetonin dhimbje të mëdha dhe unë nuk lejohesha tu jap medikamente qetësuese". Burrat besonin se medikamenti shkel traditat fetare dhe e privon gruan nga shpërblimi që ka caktuar Zoti për përjetimin e dhimbjeve të lindjes. Edhe gratë gjithashtu me nënshtrim pranonin. Mirëpo Samira beson se burrat kishin frikë se mos ajo po ua helmon gratë e tyre dhe për këtë arsye ata sillnin këtë pretekst. Samira ndjente keqardhje për ata. "Ata nuk besonin në medikamentet e të huajve. Nuk lejonin t'u jap asnjë gotë ujë grave të tyre, edhe kur u ofroja atyre, ata e derdhnin ujin dhe nuk ia jepnin grave". Shërbimet shëndetësore për lindje në shtetin e Sirisë kanë qenë falas. Mirëpo autoritetet e ISIS këto shërbime i bërën me pagesë për të shtuar të ardhurat e qytetit të tyre të ri. Ata për lindjen normale merrnin 20 dollarë dhe për lindjen me operacion, merrnin 50 dollarë. Por terroristët e ISIS përballeshin me probleme të mëdha. Nuk u besonin infermierëve dhe mjekëve lokalë dhe nuk ishin të gatshëm gratë e tyre t'i dërgojnë në spital, sepse ata kishin frikë se gratë dhe fëmijët e tyre do t'i helmonin në spital.

Samira

Pasi ISIS në fund të vitit 2014 forcojë pushtetin e vet në Raka, Samira dhe burri i saj e kuptuan se terroristët e ISIS po dëbonin fqinjin e tyre kurdë nga shtëpia e vetë. Në vend të tij, në atë shtëpi u vendos një burrë nga Kenia së bashku me gruan e tij dhe me tre djemtë e mëdhenj dhe nusen e djalit të tij gjermane. U përhap lajmi se ai ishte një prej drejtuesve të ISIS i njohur me nofkën Abu Valid dhe përgjegjës për çështjen e grave të veja, burrat e të cilave ishin vrarë në luftë. Nuk shkoi gjatë që Abu Valid e prezantoi veten. Ai e kishte kuptuar tablonë e vendosur përpara shtëpisë së Samira dhe e kishte ftuar atë të shkojë në shtëpinë e tij. Samira kishte refuzuar ftesën e tij dhe i kishte se për shkak të moshës dhe paaftësisë, më nuk po kryen këtë profesion. Abu Valid i cili ishte i armatosur, nuk i kishte besuar fjalët e saj dhe përsëri kishte insistuar që ajo të shkonte në shtëpinë e tij. Samira aty ishte takuar me shumë gra shtatzëne që kishin ardhur nga shtete të ndryshme si Tunizia, Arabia Saudite, Egjipti, Somalia, Maroku, Irlanda, Franca, Gjermania, Rusia, Turqia, shtetet e Kaukazit, nga shtetet afrikane dhe shumë shtete tjera të cilat nuk mund t'i dallonte. Ajo u befasua shumë nga grat siriane. Më e reja prej tyre ishte 13 vjeçare dhe më e moshuara ishte 15 vjeçare. Samira gjatë tre viteve që ka ushtruar këtë profesion nën pushtetin e ISIS, kishte kuptuar se gratë siriane në asnjë mënyrë nuk kishin më shumë se 18 vjeç. Kjo tregon se si sunduesit e ri të qytetit Raka shumica e të cilëve ishin të huaj, kishin plaçkitur dhe kolonializuar popullatën lokale. Samira rreth ISIS tha: "Ata nuk ishin njerëz, ata ishin qenie të tjera". Samira nuk e mbanë mend saktësisht se sa foshnje kishte ndihmuar të lindin gjatë periudhës së pushtimit të ISIS, vetëm e dinë se numri i tyre ishte i madh. Në ditët e fundit luftës për dëbimin e terroristëve të ISIS, ajo kishte shkuar në shtëpinë e një terroristi të ISIS nga Somalia që ishte martuar me një grua nga Jemeni. Gruaja e tij ishte në prag të lindjes dhe kishte një plagë në kokë që kishte gjakderdhje. Terroristi i ISIS i kishte thënë asaj se kishin qenë hipur në motoçikletë dhe arratiseshin nga sulmet e forcave kurde dhe gruaja e tij kishte rënë nga motoçikleta. Burri i asaj gruaja kishte kërkuar nga Samira që t'i ndihmojë gruas së tij që të lindë fëmijën, por nuk e kishte lejuar që t'i kurojë plagën në kokë. Samira tha se kohëve të fundit po mendon shumë për ngjarjet e periudhës së pushtetit të ISIS dhe po rikujton aspektin moral të veprimeve të tyre. Ajo nga njëra anë thotë se ishte e detyruar që të bashkëpunojë me ata dhe çdo kush që do të ishte në pozitën e saj, do të vepronte në këtë mënyrë. Ajo në vete ndjente një përgjegjësi morale për të ndihmuar foshnjat e pafajshme. Nga ana tjetër, ajo mendon se me dorëzimin përpara terroristëve të ISIS dhe shpëtimin nga dënimi dhe vdekja, Zoti i madhëruar po e dënon atë me dënim të rëndë.

Tags