Nasrallah: Fitorja e Hezbollah në zgjedhje, fitore e rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74864-nasrallah_fitorja_e_hezbollah_në_zgjedhje_fitore_e_rezistencës
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libanez Hezbollah ka lavdëruar sigurimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurtë për zgjedhjet e përgjithshme të vendit si një arritje kombëtare, duke i përshkruar rezultatet si një fitore e madhe për partinë e tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 07, 2018 19:45 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Fitorja e Hezbollah në zgjedhje, fitore e rezistencës

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libanez Hezbollah ka lavdëruar sigurimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurtë për zgjedhjet e përgjithshme të vendit si një arritje kombëtare, duke i përshkruar rezultatet si një fitore e madhe për partinë e tij.

Duke ju drejtuar mbështetësve të tij të hënën në mbrëmje nëpërmjet një fjalimi televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti libanez Bejrut, Sejed Hssan Nasrallah përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve si "një fitore e madhe morale dhe politike për Hezbollahun që mbron vendin". Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ndihmuan në mbajtjen me sukses të zgjedhjeve kombëtare duke theksuar se "ligji për votimin në proporcionalitet u ofroi të gjitha fraksioneve politike mundësinë për t'u përfaqësuar në zgjedhje. Ai lehtësoi rreziqet e përjashtimit nga struktura politike e Libanit dhe siguroi të gjitha palët se do të kenë një rol në administratë ". Nasrallah vlerësoi ambientin e sigurt dhe të qëndrueshëm gjatë zgjedhjeve të 6 majit, duke theksuar se Hezbollahu ka nevojë për një përfaqësim të fortë në parlament në mënyrë që të luftojë korrupsionin, të respektojë premtimet e tij dhe të ndërtojë Libanin. "Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe të Gjirit Persik u orvatën të ndikojnë fushatën në një përpjekje për të helmuar opinionin publik ndaj Hezbollahut. Përpjekjet e tyre, megjithatë, përfunduan me dështim", vuri në dukje ai. Shefi i Hezbollahut më tej vuri në dukje se lëvizja e rezistencës ka arritur qëllimet e saj në zgjedhjet kombëtare, duke thënë se marrëdhëniet e forta midis kombit libanez, forcave të armatosura dhe bashkëluftëtarëve të tij mund ta mbrojnë vendin kundër çdo kërcënimi të mundshëm. "Askush në botë nuk mund të sulmojë Hezbollahun pasi ai ka mbështetje të fortë të shtresave të ndryshme të shoqërisë libaneze. Qytetet dhe fshatrat në Libanin jugor kanë shërbyer si fronti i rezistencës përballë kërcënimeve të rrepta nga regjimi izraelit dhe grupet terroriste. Komplotet e armikut për të minuar popullaritetin e Hezbollahut në këto rajone nuk kanë dhënë asgjë, "nënvizoi Nasrallah. Ai u bëri thirrje partive politike libaneze që të lënë hapësirë për pajtim, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë larg përpjekjeve që synojnë të eliminojnë njëri-tjetrin. Nasrallahu më pas paralajmëroi kundër kërcënimeve të bëra nga zyrtarët izraelitë kundër Sirisë, Libanit dhe Republikës Islamike të Iranit, duke thënë se këto kërcënime janë shqetësuese për vendet e Lindjes së Mesme. Ai kërkoi bashkëpunim mes fraksioneve libaneze, duke thënë: "Skenat e familjeve të dëshmorëve, luftëtarëve të plagosur dhe të moshuarve që presin të hedhin votat e tyre ishin shumë prekëse". " Libanezët e kryen detyrën e tyre në zgjedhje. Përgjegjësia tani bie mbi parlamentarët pasi ata janë përgjegjës përpara Zotit dhe popullit",përfundoi Nasrallah.Hezbollah, si dhe grupet dhe individët e lidhur me të, kanë fituar të paktën 67 vende në parlamentin me 128 vende të Libanit, sipas rezultateve të raportuara në mediat libaneze.