Ndjekja e 10 pjesëtarëve të rrezikshëm të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75130-ndjekja_e_10_pjesëtarëve_të_rrezikshëm_të_isis
Ministria e brendshme e Irakut në një deklaratë të saj njoftoi arrestimin e 10 pjesëtarëve të rrezikshëm të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Ndjekja e 10 pjesëtarëve të rrezikshëm të ISIS

Ministria e brendshme e Irakut në një deklaratë të saj njoftoi arrestimin e 10 pjesëtarëve të rrezikshëm të ISIS.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministri thuhet se policia e provincës Ninva pas informacioneve të sakta në një operacion të saj ka arritur të arrestojë 10 prej pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS që akuzohen për vrasje, projektimin e sulmeve me bomba dhe me autobomba. Më herët edhe Donald Trump në rrjetin e tij Twitter njoftoi arrestimin e 5 nga krerët e ISIS. Forcat irakiane kanë çliruar provincën Ninva dhe qytetin Mosul në gusht të vitit 2017.