Nisin zgjedhjet në Irak
Sot në Irak janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, më shumë se 50 mijë forca të ushtrisë dhe policisë janë aktivizuar për zgjedhjet parlamentare në rajonin Eufrati i mesëm që përbëhet nga provincat Qerbela dhe Naxhaf. Vetëm nga provinca Qerbela do të dalin 11 deputetë për parlamentin e ardhshëm të Irakut. Zyra e komisariatit të lartë të pavarur të zgjedhjeve në Irak vuri në dukje se në të gjitha provincat janë ngritur 244 qendra për mbarëvajtjen e zgjedhjeve si dhe disa qendra të veçanta për banorët e shpërngulur që nuk mund të kthehen në qytetet e tyre. Në Mosul janë vendosur gjithashtu trupa të shumta sigurie për të parandaluar çdo akt destruktiv dhe për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në procesin e zgjedhjeve në Irak marrin pjesë 320 parti politike prej të cilave 88 kanë dhënë lista zgjedhore dhe 205 parti kanë formuar 27 koalicione elektorale. Nga zgjedhjet do të dalin 329 deputetë që më pas do të zgjedhin kryeministrin dhe presidentin e ardhshëm.