Shumica e shteteve dënojnë ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jerusalem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75212-shumica_e_shteteve_dënojnë_ceremoninë_e_hapjes_së_ambasadës_në_jerusalem
Shumë vende njoftohet se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalemin e pushtuar, duke shfaqur zemërim ndaj njohjes së Presidentit amerikan Donald Trump të këtij qyteti si kryeqytet i Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 08:38 Europe/Tirane
  • Shumica e shteteve dënojnë ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jerusalem

Shumë vende njoftohet se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalemin e pushtuar, duke shfaqur zemërim ndaj njohjes së Presidentit amerikan Donald Trump të këtij qyteti si kryeqytet i Izraelit.

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se vetëm 30 nga 86 të dërguar të huaj që shërbejnë në Izrael kishin pranuar ftesën e Tel Avivit për të dielën. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte ftuar të gjithë trupin diplomatik të huaj në këtë ngjarje. Kanali izraelit ka thënë se shumë të dërguar evropianë, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, bojkotojnë  ngjarjen e 14 majit.