Festa e zgjedhjeve parlamentare në Irakun e pas ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75246-festa_e_zgjedhjeve_parlamentare_në_irakun_e_pas_isis
Iraku sot po zhvillon zgjedhjet parlamentare në një festë të vërtetë për ata të cilët e konsiderojnë Irakut të sigurt dhe të unifikuar, Iraku i cili shkoi deri në prag të shkatërrimit tërësisht dhe rënies në duar të grupit terrorist takfirist ISIS dhe mbështetësve të tij në Uashington dhe Riad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2018 10:20 Europe/Tirane
  • Festa e zgjedhjeve parlamentare në Irakun e pas ISIS

Iraku sot po zhvillon zgjedhjet parlamentare në një festë të vërtetë për ata të cilët e konsiderojnë Irakut të sigurt dhe të unifikuar, Iraku i cili shkoi deri në prag të shkatërrimit tërësisht dhe rënies në duar të grupit terrorist takfirist ISIS dhe mbështetësve të tij në Uashington dhe Riad.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zgjedhjet e katërta parlamentare dhe të parat në periudhën pas ISIS, kanë filluar që nga ora 7 e mëngjesit në të gjithë qytetet dhe rajonet e këtij vendi dhe do të vazhdojnë deri në orën 18:00. Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve ka deklaruar se duke marrë parasysh faktin se numërimi i votave në këto zgjedhje bëhet në mënyrë elektronike dhe këto aparate veprojnë në bazë të një programi të unifikuar kompjuterik, saktësisht në ora 18:00 do të ndërpritet puna e këtij procesi dhe nuk do të ekzistojë mundësia për vazhdimi e orës së votimeve. Edhe pse në orët e para të procesit të votimit janë publikuar disa lajme për pjesëmarrje të vogël të qytetarëve irakianë pranë kutive të votimit, mirëpo pas pak kohe të gjitha qendrat e votimit janë mbushur plotë me qytetarë duke pritur në radhë për të përcaktuar fatin e vendit të tyre edhe për 4 vite të ardhshme. Autoritetet dhe funksionarët e lartë të Irakut kanë votuar në qendrën e votimit të vendosur në hotel Al-Rrashid në zemër të Bagdadit dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Mesazhi i përbashkët i të gjithë autoriteteve irakiane nga partitë dhe grupet e ndryshme politike, ishte pjesëmarrje sa më e madhe e qytetarëve në këto zgjedhjeve duke krijuar rrethanat për ndryshim dhe realizimin e idealeve dhe popullit irakian. Rreth 37.24 milionë irakianë posedojnë kushtet për votim në këto zgjedhje.